• e diel, 28 korrik 2024

Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, dha dorëheqje nga funksioni

Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, dha dorëheqje nga funksioni

Tiranë, 27 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, mbrëmë vonë dha dorëheqje nga funksioni. 

Ajo vetë e bëri të ditur lajmin derisa fliste në Kuvend, duke zbuluar se arsyeja për këtë dorëheqje ka të bëjë me gjendjen e saj shëndetësore. 

"Të nderuar kolegë të shumicës parlamentare dhe të nderuar kolegë të opozitës parlamentare. Këtu përfundon sot angazhimi im 3-vjeçar në krye të Kuvendit. Për shkak të gjendjes sime shëndetësore, nuk mund të kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë shtetëror të shtetit, me angazhimin e nevojshëm që e sjell kjo detyrë", tha Nikolla nga foltorja e Kuvendit.

Për çdo ditë, shtoi, jam përpjekur të jap më të mirën time për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. 

"Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë. Kam ndjesinë e këndshme të respektit që më jepni të gjithë. Faleminderit të gjithëve", theksoi ajo.

Lindita Nikolla (59) është profesoreshë e njohur universitare. Para se të zgjidhet si parlamentare ajo ishte ministre e Arsimit. fc/

Fotografia: Shërbimi i kuvendit

 

 

 

 


 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR