• e diel, 05 janar 2025

Kryeministri Bajru dhe anëtarët e qeverisë së re franceze takohen me Makronin në Pallatin e Eliseut

Kryeministri Bajru dhe anëtarët e qeverisë së re franceze takohen me Makronin në Pallatin e Eliseut

Paris, 3 janar 2025 (MIA) - Anëtarët e qeverisë së re të kryeministrit francez Fransoa Bajru sot do të takohen me presidentin Emanuel Makron në Pallatin e Eliseut, njofton BFM.

Përfaqësuesit francezë së bashku me Bajrun do të hanë mëngjes me Makronit në orën 10:00, pas së cilës kryeministri do të paraqesë propozimin e ri të buxhetit.

Bajru u takua me Makronin për një drekë pune dje dhe më herët bëri thirrje për "përgjegjësi të përbashkët" të zyrave të presidentit dhe kryeministrit kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në nivelin më të lartë.

Qeveria e re "duhet të jetë në gjendje të bëjë kompromise për të vepruar" si dhe "të sigurojë rritje duke ruajtur financat," tha Bajru.

Kryeministri i qendrës zëvendësoi së fundmi liderin me orientim të djathtë Mishel Barnie, i cili ishte në detyrë për vetëm tre muaj. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR