• e diel, 05 janar 2025

Erdogan: Përfundoi epoka e armëve, dhunës dhe terrorit

Erdogan: Përfundoi epoka e armëve, dhunës dhe terrorit

 Ankara, 4 janar 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan  sot deklaroi se epoka e armëve, dhunës dhe terrorit ka përfunduar. Ai foli në  kongresin rajonal të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim në qytetin verior të Samsunit.

"Që tani të gjithë duhet ta pranojnë këtë të vërtetë - epoka e armëve, dhunës dhe terrorit ka përfunduar. Vrasësit separatistë ose do t'i varrosin armët  sa më shpejt të jetë e mundur ose do të varrosen me armët e tyre. Nuk ka herë të tretë", theksoi lideri turk.

 Sipas tij, "organizata separatisto-terroriste ka ardhur deri në fund të jetës së vet".

Turqia si organizatë të tillë  terroriste e përcakton Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), si dhe formacionet e saj të bashkuara në Siri. 

 "Theksoj se në rajonin tonë nuk ka më vend për terror në të ardhmen e vendit tonë apo rajonit tonë", tha Erdogani.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR