• e hënë, 06 janar 2025

Miliona njerëz në mbarë SHBA-në do të goditen nga një stuhi e borës

Miliona njerëz në mbarë SHBA-në do të goditen  nga një stuhi e borës

Nju Jork, 5 janar 2025 (MIA) - Miliona njerëz anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërcënohen me stuhi, reshje të dendura bore, akull dhe shi të ftohtë, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar Meteorologjik.

Guvernatorët e Kentakit dhe Virxhinias kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme para stuhisë së parashikuar të dimrit.

"Kjo stuhi sjell rreziqe të shumta, nga reshjet e mëdha të borës deri te rrugët e akullta," paralajmëroi meteorologu i Qendrës Kombëtare Meteorologjike Riç Ban, duke shtuar se më shumë se 60 milionë njerëz janë në rrezik nga stuhia e ardhshme. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR