• e martë, 07 janar 2025

Në Japoni, 50 mijë zogj janë asgjësuar pas shpërthimit të gripit të shpendëve

Në Japoni, 50 mijë zogj janë asgjësuar pas shpërthimit të gripit të shpendëve

 Tokio, 5 janar 2025 (MIA)  - Autoritetet japoneze bënë të ditur se sot 50.000 zogj janë asgjësuar  pas shpërthimit të gripit të shpendëve në një fermë në veri të vendit.

Testet e bëra në një fermë në zonën Ivat konfirmuan praninë e virusit të gripit të shpendëve, thanë autoritetet, duke shtuar se zogjtë u asgjësuan në vendngjarje. 

 Autoritetet rajonale ndaluan lëvizjen e 170.000 zogjve të rritur në dy ferma të tjera brenda një radiusi  prej tre kilometrash.

 Kjo është epidemia e 19-të e gripit të shpendëve këtë sezon në Japoni, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë.

 Rreth 3.8 milionë zogj në një radius prej 10 kilometrash nga ferma e infektuar tani për tani duhet të qëndrojnë në zonë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR