• e diel, 05 janar 2025

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit në Kinë

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit në Kinë

 Pekin, 4 janar 2025 (MIA) - Të paktën tetë persona kanë humbur jetën sot dhe 15 janë lënduar si pasojë e zjarrit në një treg në veri të Kinës.

 Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit në Zhanxhiakou, provincën Hebei, i cili u shua në pak më shumë se një orë pasi shpërtheu në orën 8:40 të mëngjesit sipas orës lokale, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.

 Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një treg të hapur në vitin 2011, ku shiten produkte të ndryshme, nga frutat, perimet dhe prodhimet e detit e deri te ato elektronike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR