• e hënë, 06 janar 2025

Në aeroportin e Damaskut nga 7 janari do të ketë fluturime ndërkombëtare, njoftoi aviacioni civil sirian

Në aeroportin e Damaskut nga 7 janari do të ketë fluturime ndërkombëtare,  njoftoi aviacioni civil sirian

 Damask, 4 janar 2025 (MIA) - Drejtoria për Aviacion Civil të Sirisë ka njoftuar se nga 7 janari në aeroportin kryesor të Damaskut sërish do të ketë fluturime ndërkombëtare.

Agjencia Siriane e Lajmeve, gjithashtu,  raportoi  se fluturimet ndërkombëtare civile për në Damask dhe nga Damasku do të vazhdojnë javën e ardhshme pasi u anuluan kur forcat e opozitës e morën aeroportin muajin e kaluar. 

 "Njoftojmë se nga e marta do të fillojmë të pranojmë fluturime ndërkombëtare për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut", theksohet në kumtesën e Drejtorisë  Siriane të Aviacionit Civil, të cituar nga agjencia, e cila vuri në dukje se aeroplanët me ndihmë ndërkombëtare tashmë po ulen në Siri.

 Paraprakisht këtë javë, kompania ajrore e Katarit "Katar Ervejs" njoftoi se nga ae marta do t'i rifillojë fluturimet për në Damask.

Fluturimet vendase në aeroportin në Damask rifilluan më 18 dhjetor, dhjetë ditë pasi u rrëzua më 8 dhjetor  presidenti i atëhershëm Bashar al Asad, i cili sundoi Sirinë për më shumë se dy dekada dhe u largua nga vendi ndërsa rebelët përparuan drejt kryeqytetit sirian. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR