Demonstrantët izraelit i bënë thirrje Trampit t'i japë fund luftës në Rripin e Gazës dhe t'i lirojë pengjet
- Rreth 1.500 izraelitë janë mbledhur sot në Tel Aviv në protesta javore antiqeveritare, duke kërkuar që presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, t'i japë fund luftës në Rripin e Gazës dhe të mundësojë kthimin e pengjeve izraelitë.
- Post By Sara Ademi
- 10:06, 5 janar, 2025
Tel Aviv, 5 janar 2025 (MIA) - Rreth 1.500 izraelitë janë mbledhur sot në Tel Aviv në protesta javore antiqeveritare, duke kërkuar që presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, t'i japë fund luftës në Rripin e Gazës dhe të mundësojë kthimin e pengjeve izraelitë.
Shahar Mor, nipi i pengut të vrarë Avraham Munder, në një fjalim në gjuhën angleze i kërkoi Trampit "të ndërpresë armatimin e fushatës së hakmarrjes në Gaza".
"Kemi nevojë të na kthehen pengjet. Administrata e mëparshme (SHBA) dështoi. Ju mund të bëni më mirë", tha Mor.
Omri Lifshic, djali i dy pengjeve, gjithashtu iu drejtua Trampit në anglisht dhe i kërkoi atij "të ndalojë këtë luftë tani", raporton "Tajms of Izrael".
Disa nga protestuesit e mbledhur ndezën pishtarë dhe zjarre duke brohoritur "ne të gjithë jemi peng të qeverisë gjakatare".
Trampi është zotuar më parë se një nga detyrat kryesore të administratës së tij do të jetë përfundimi i luftës në Gaza dhe kërcënoi Hamasin të lirojë pengjet izraelite, duke thënë se në të kundërtën "do të ketë pasoja". sa/
Foto: EPA