Kremlini njoftoi se në këtë fazë nuk është planifikuar takim mes Trampit dhe Putinit në Arabinë Saudite
- Udhëtimi i mundshëm i presidentit amerikan Donald Tramp në Arabinë Saudite, i cili mund të ndodhë në javët e ardhshme, nuk ka "asnjë lidhje" me presidenti rus Vladimir Putinin, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskovi.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:24, 2 prill, 2025

Moskë, 2 prill 2025 (MIA) - Udhëtimi i mundshëm i presidentit amerikan Donald Tramp në Arabinë Saudite, i cili mund të ndodhë në javët e ardhshme, nuk ka "asnjë lidhje" me presidenti rus Vladimir Putinin, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskovi.
"Në këtë fazë nuk është planifikuar takim mes dy liderëve", shtoi Peskovi.
Para dy ditësh, Trampi tha se ndoshta do ta vizitojë Arabinë Saudite, që do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Në shkurt, Trampi theksoi se me siguri do të takohet me Vladimir Putinin në Arabinë Saudite, pa dhënë një datë konkrete. Që atëherë, Arabia Saudite është nikoqir edhe i bisedimeve në lidhje me luftën në Ukrainë.
"Presidentiu rus aktualisht nuk ka plan për një takim të tillë. Asgjë nuk është përcaktuar qartë – as data dhe as vendi për një takim të mundshëm midis Putinit dhe Trampit. Vazhdojmë të mbajmë kontakte në nivele të ndryshme dhe përmes kanaleve të ndryshme", shtoi Peskovi. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s