Gjykata e lartë në Novi Sat do të shpallë vendimin për aktakuzën për shembjen e konstruksionit
- Gjykata e lartë në Novi Sad këtë mëngjes pritet ta komunikojë vendimin për aktakuzën e ngritur kundër 13 personave pas shembjes së konstruksioni të betonit në stacionin hekurudhor në atë qytet më 1 nëntor të vitit të kaluar, raporton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:47, 11 prill, 2025

Beograd, 11 prill 2025 (MIA) - Gjykata e lartë në Novi Sad këtë mëngjes pritet ta komunikojë vendimin për aktakuzën e ngritur kundër 13 personave pas shembjes së konstruksioni të betonit në stacionin hekurudhor në atë qytet më 1 nëntor të vitit të kaluar, raporton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Vendimi do të shpallet në orën 11:00.
Gjatë shembjes së konstruksionit më 1 nëntor të vitit të kaluar, 14 persona e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë janë lënduan rëndë, ku dy prej të cilëve më vonë iu nënshtruan plagëve të marra. qa/