• e shtunë, 06 korrik 2024

Kovaçevski: MPJ-ja i pranon notat diplomatike dhe në mënyrë adekuate do t'i përgjigjet notës bullgare

Kovaçevski: MPJ-ja i pranon notat diplomatike dhe në mënyrë adekuate do t'i përgjigjet notës bullgare

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse është marrë notë diplomatike nga Bullgaria pas ngjarjeve të djeshme para ndeshjes së futbollit Shkupi-Levski, tha se Ministria e Punëve të Brendshme është ajo që i pranon notat dhe se në mënyrë adekuate do të ketë përgjigje.

"Ajo që ka ndodhur dje ishte rezultat i huliganëve dhe njerëzve, të cilët nuk kanë kurrfarë lidhje me sportin edhe nga njëra, edhe nga pala tjetër. Ministria e Punëve të Jashtme i pranon notat dhe në mënyrë adekuate do t'i përgjigjet notës bullgare", deklaroi Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, futbolli dhe çdo sport tjetër duhet t'u lihen sportistëve dhe tifozëve të vërtetë, e jo huliganëve. Ndërsa, futbollistët kanë ardhur të luajnë futboll, për shkak të tifozëve të vërtetë.

"Ajo që ndodhi dje ishte edhe një dëshmi se futbolli dhe çdo sport tjetër duhet t'u lihen sportistëve dhe tifozëve të vërtetë, e jo huliganëve të cilët pastaj janë në të gjitha lajmet. Askush nuk flet se cili futbollist si ka luajtur, por të gjithë flasin se kush janë ata huliganë, të cilët janë rrahur mes vete, ndërsa kanë lënduar edhe polic, të cilit, falë mjekëve, iu shërua lëndimi dhe u lëshua në mjekim shtëpiak", tha Kovaçevski, i cili mori pjesë në vendosjen e gur-themelit të Stacionit policor në kompetencë të përgjithshme Aerodrom. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR