• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut praktikon vlera evropiane dhe nuk kemi dyshim se jemi në rrugën e duhur

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut praktikon vlera evropiane dhe nuk kemi dyshim se jemi në rrugën e duhur

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe unë gjatë periudhës së ardhshme do të bëjmë përpjekje maksimale për realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të nevojshme me qëllim të dinamizimit të mëtejmë në procesin tonë integrues në BE, potencoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë shtypi pas mbajtjes së takimit të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim me BE-në në Shkup, në të cilin folën edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë dhe nënkryetari i KE-së, Zhozep Borell dhe eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Oliver Varheji.

Kovaçevski shprehu kënaqësi nga interesimi i BE-së për fokusimin në rajon dhe perspektivën evropiane të tij dhe se e respektojmë njohjen e Maqedonisë së Veriut si faktor të stabilizimit, sigurisë dhe perspektivave euroatlantike të të gjithë Ballkanit Perëndimor që është me rëndësi strategjike për të gjithë Evropën.

На Делфи економскиот форум, денеска премиерот Ковачевски ќе оствари работни состаноци со заменик-помошникот на државниот секретар на Соединетите Американски Држави за европски и евроазиски пр

Kjo është hera e parë që një takim i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mbahet në një vend aspirues për të hyrë në BE. Kovaçevski tha se për të është nder që sot është nikoqir i Takimit të 16-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim i  cili për herë të parë mbahet në vendin tonë me çka ka edhe dimension historik. Takimi ndodh pasi në korrik të vitit të kaluar i hapëm negociatat me BE-në pas 17 vitesh me status të kandidtit.

"Sot me partnerët evropianë patëm mundësi të bëjmë vlerësimin e gjendjeve, ta përcaktojmë progresin e bërë të vendit, si edhe reformat e zbatuara në përgtitjen për anëtarësimin tonë në BE. Mundem plotësisht dhe me përgjegjësi të them se e kemi mbështetjen e plotë të BE-së me përkushtim të pakursyer për të pasur sukses në hapin tonë të ardhshëm në procesin e integrimeve evropiane për një proces negociues dinamik edhe për anëtarësim të plotfuqishëm në BE", tha kryeministri Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, në takim është përshëndetur fokusi ynë i fuqishëm drejt reformave dhe harmonizimit me ligjet dhe praktikat me standardet evropiane, ndërsa janë përshëndetur edhe politikat për fqinjësi të mirë që i bëjmë, siç tha, "përmes një qasje të pjekur dhe përgjegjëse të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe dialogun me hedhjen poshtë të populizmit si të dëmshëm ndaj këtyre qëllimeve të sinqerta dhe të provokuar prej palëve të treta të cilat nuk kanë qëllime të mira për europerspektivat e Ballkanit Perëndimor".

"Maqedonia e Veriut praktikon vlera evropiane dhe nuk ka dyshim se jemi duke ecur mbi rrugën e duhur evropiane", potencoi Kovaçevski.  

Puna e Qeverisë, sipas kryeministrit, është në një linjë me agjendën evropiane.

Në pjesën e reformave, potencoi ai, Qeveria është e gatshme të punojë së bashku me partnerët evropianë në zhvillimin e reformave sociale dhe ekonomike dhe në progresin e arritshëm në qeverisjen e së drejtës.

"Në BE sikurse në vendet pretendente për anëtarësim duke e përfshirë edhe për ne kyçe janë kapitujt 23 - Gjyqësi dhe të drejta fundamentale dhe 24 - Drejtësi, liri dhe siguri. Në takim u pajtuam se në pjesën e së drejtës duhet pasur pavarësi, profesionalizëm, transparencë dhe paanshmëri të autoriteteve gjyqësore dhe prandaj bashkërisht i inkurajojmë organet gjyqësore për progres të dukshëm në këtë plan që është pritshmëri dhe nevojë para së gjithash e qytetarëve të shtetit tonë", tha Kovaçevski.

Në konferencën për shtyp ai potencoi se RMV ka bërë përzgjedhje të qartë strategjike kur u vendos tërësisht dhe pamëdyshje në linjën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së që është vlerësuar si veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e ri gjeopolitik dhe luftën e kontinentit evropian për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

"Vlerësohet lartë edhe kryesimi ynë me OSBE-në në vitin 2023 me çka Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive kontribuon për paqen dhe stabilitetin në kontekstin global sfidues. Këtë e vërteton ajo që nesër negociatat midis Serbisë dhe Kosovës do të zhvillohen pikërisht në shtetin tonë", tha kryeministri Kovaçevski.

Këshilli për Stabilizim dhe Asociim, shtoi ai, e përshëndeti marrëveshjen e dakorduar me FRONTEKS-in për çka përkujtoi se është marrëveshja e parë e nënshkruar në gjuhën maqedonase dhe të gjitha gjuhët e tjera të BE-së midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

"Së bashku me vendet anëtare të BE-së do të marrin pjesë në aktivitetet operative që i zbaton Agjencia Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare FRONTEKS me Maqedoninë e Veriut dhe ky është vetëm një shembull se çfarë do të thotë fillimi i negociatave me BE-në,  ndërsa që gjithashtu solli edhe mbështetje evropiane financiare për shtetin tonë në kushte të krizës globale në lartësi prej 80 milionë eurosh mjete të pakthyeshme financiare, 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare me normë të volitshme interesi, si edhe mbi 50 milionë euro ndihmë për investime në infrastrukturë", tha Kovaçevski.

Siç kumtoi Qeveria, në takimin e sotëm të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në Shkup është biseduar për çështje me rëndësi për Procesin e Stabilizim dhe Asociimin, siç janë harmonizimi me legjislativën evropiane, marrëdhëniet bilaterale në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe asociacionin edhe për çështje aktuale për kontekstin politik në rajon dhe në Evropë.

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR