Lëvizje më e shpejtë e udhëtarëve dhe kontroll i vetëm për hyrje janë përfitimet e sistemit "One Stop Shop“, i cili implementohet në pikën kufitare Bllacë
- Lëvizje më e shpejtë e udhëtarëve, kontroll i vetëm gjatë hyrjes së udhëtarëve në vend me përfitime nga funksionimi i sistemit "One Stop Shop" ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në pikën kufitare "Bllacë", të cilat i kumtuan sot ministrat e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, të cilët së bashku me kryeministrin Izet Mexhiti e vizituan pikën kufitare. Përfaqësues nga dy vendet fqinje ishin dëshmitarë të përgatitjeve për fillimin e funksionimit të projektit. Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski tha se janë sjellë pajisjet e nevojshme për rrjetëzimin e sistemeve, janë instaluar pajisjet dhe janë parë se si do të funksionojnë teknikisht.
- Post By Sara Ademi
- 17:15, 21 shkurt, 2025

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Lëvizje më e shpejtë e udhëtarëve, kontroll i vetëm gjatë hyrjes së udhëtarëve në vend me përfitime nga funksionimi i sistemit "One Stop Shop" ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në pikën kufitare "Bllacë", të cilat i kumtuan sot ministrat e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, të cilët së bashku me kryeministrin Izet Mexhiti e vizituan pikën kufitare. Përfaqësues nga dy vendet fqinje ishin dëshmitarë të përgatitjeve për fillimin e funksionimit të projektit. Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski tha se janë sjellë pajisjet e nevojshme për rrjetëzimin e sistemeve, janë instaluar pajisjet dhe janë parë se si do të funksionojnë teknikisht.
"Brenda një platforme do të ndahen informacionet që kemi në mes të dy ministrive, me qëllim që përmes një deklarate vetëm nga një polic, të mundësohet që qytetarët e Kosovës të hyjnë në Maqedoni dhe qytetarët e Maqedonisë të hyjnë në Kosovë përmes kontrollit, le të themi, vetëm nga një polic. Çdo shtet e mbron hyrjen e vet", tha ministri Toshkovski.
Ai tha se do të mundësohen projekte ndërtimore për zgjerimin e hyrjeve në Maqedoni, si dhe do të ketë kushte të përshtatshme për Kosovën. Për momentin në vendkalim janë tre kabina, ku me "laptopë" mobil do të pajisen gjashtë pozicione në të cilat do të bëhet kontrolli, me qëllim që, siç tha ministri, qytetarët të kenë mundësi të hyjnë më shpejt.
"Të mundësojmë komunikimin e duhur siç u ka hije dy vendeve evropiane", tha Toshkovski.
Ministri i Maqedonisë falënderoi ministrin kosovar për angazhimin rreth këtij projekti, të cilit i paraprinë kordinime dhe takime.
"Besoj se me përpjekje dhe forca të përbashkëta do të arrijmë një kalim kufitar që e meritojmë. Duhet të theksoj se me Kosovën, projektin që e kemi paralajmëruar më herët se do të realizojë këtë lloj kalimi kufitar, do të jemi të parët që do ta vëmë në funksion. Në të ardhmen, ky lloj lehtësimi do të vijojë në pikat kufitare me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë. Ky vendkalim ishte më i përgatituri që fillimisht të vihej në funksionim", tha Toshkovski.
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Sveçlla është i kënaqur nga mbikëqyrja e punës së deritanishme në implementimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për kalim të lehtësuar për qytetarët vetëm me një kontroll ose "One Stop Shop".
"Dua të falënderoj të dy ekipet tona, qofshin ato të TI-së apo dy forcat tona të policisë që kanë punuar pa u lodhur për ta zbatuar sa më shpejt këtë vendim të qeverive tona dhe që qytetarët tanë të udhëtojnë lehtësisht dhe pa vështirësi në të dy vendet. Besoj se komunikimi i vazhdueshëm i përmirëson edhe më shumë marrëdhëniet e mira që kemi në mes dy vendeve tona dhe shpresoj që faza e testimit të jetë edhe më e suksesshme dhe gjithçka do të zbatohet sa më shpejt", tha ministri Sveçlla.
Edhe zëvendëskryeministri Mexhiti përgëzoi të dy ministrat dhe ekipet të cilët i intensifikuan aktivitetet për realizimin e projektit.
"Pilot projekti dukshëm do të kontribuojë për lëvizjen e njerëzve, sepse vetëm në hyrje do të jetë një kontroll. Kjo ishte një nga pikat e Qeverisë së përbashkët, kishte edhe për arsimin, për bashkëpunimin, energjetikën. Mendoj se me intensifikimin e tillë tregojmë dhe dëshmojmë se si shtete fqinje dhe qeveri kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe dëshiroj edhe në projektet tjera një realizim të tillë", tha Mexhiti.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Toshkovski tha se më së voni deri në prill të këtij viti, do të fillojë lëshimi zyrtar në funksion, pas udhëzimeve të ekspertëve të sektorit të TI-së.
"Do të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo të ndodh në mes të marsit. Por tani, pasi kanë biseduar me ekspertë të TI-së, ata thonë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta vënë atë në funksion sa më shpejt të jetë e mundur. Do të isha i pakënaqur nëse nesër e lëshojmë. Dhe opinioni do të njoftohet me kohë kur do të lëshohet projekti i bukur, i cili besojmë se do të përmirësojë komunikimin mes qytetarëve tanë në të ardhmen", tha Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë pret plotësisht të përmirësohet gjendja.
"Unë sinqerisht shpresoj që ky lloj funksionimi siç është konceptuar më parë, nuk është nga kjo qeveri, këto të mëparshmet nuk arritën ta zbatojnë vetëm për shkak të paaftësisë së tyre, do të japë rezultate. Qytetarët tanë duhet të kenë mundësi të hyjnë dhe dalin më shpejt nga Maqedonia në Kosovë dhe nga Kosova në Maqedoni. Ne kemi një tjetër mundësi shtesë për të përmirësuar situatën aktuale. Shpresojmë që edhe ky opsion do të japë rezultate të duhura dhe me të vërtetë shpresojmë se do të mundësojmë transferim më të shpejtë të bashkëqytetarëve tanë, në mënyrë që ata të mund të hyjnë dhe dalin lirisht mes dy vendeve mike, ndërmjet dy vendeve fqinje në baza ditore, pa pritur me orë të tëra", tha Toshkovski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sa është i sigurt ky sistem (One Stop Shop) për qytetarët, Sveçlla beson se arritjet teknologjike bashkëkohore do të mundësojnë lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt të qytetarëve.
"Është shumë e rëndësishme që kjo të jetë sa më e shpejtë për të dy vendet. Ne përdorim arritjet më të fundit teknologjike për të reduktuar burokracinë dhe për të përfituar qytetarët tanë. Qytetarët tanë kanë nevojë për kalime më të shpejta kufitare, policët tanë kanë nevojë për më shumë informacion në mënyrë që kjo të mos keqpërdoret. Kjo është bërë e mundur nga vullneti i mirë i të dyja qeverive dhe arritjeve teknologjike që tani do t'i vëmë në përdorim në këtë vendkalim dhe siç thashë edhe më parë do të ketë një fazë testimi ku ekspertët nga të dyja vendet do të bëjnë përmirësimet e nevojshme, sepse kemi punuar për një kohë të gjatë për të arritur këtë rezultat", tha ministri kosovar.
Ai në lidhje edhe me Shqipërinë tha se priten përmirësime.
"Edhe këtu do t'ua lehtësojë lëvizjen qytetarëve, ndërsa mediat raportuan për radhë të gjata, veçanërisht gjatë uikendeve. Besojmë se këto radhë të gjata do të zhduken dhe në afatin e mundshëm më të shkurtër qytetarët të mund të kalojnë nga njëri vend në tjetrin pa u rrezikuar siguria në cilëndo anë", tha Sveçlla.
Radhët e gjata të automjeteve veçanërisht intensifikohen gjatë pushimeve verore. Qytetarët shpresojnë se në të ardhmen dhe veçanërisht verën e ardhshme do të mbesin e kaluar me vendosjen e sistemit. sa/
Foto: MPB