• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Dialogu me sindikatat do të vazhdojë, do të ketë harmonizim me pagën minimale

Kovaçevski: Dialogu me sindikatat do të vazhdojë, do të ketë harmonizim me pagën minimale

Prilep, 20 nëntor 2023 (MIA) -  Të gjitha vendimet për paga janë marrë përmes dialogut me sindikatat, duke përfshirë Lidhjen e sindikatave të Maqedonisë si sindikatë përfaqësuese, por në të gjitha takimet kanë marrë pjesë edhe sindikatat tjera më të mëdha, përfshirë AOJSHQ-në. Përmes një dialogu të këtillë arritëm të sigurojmë pagë minimale, dyfish më të madh se ajo që ishte më parë dhe më vjen mirë që e bëmë si Qeveri. Asnjë qeveri nuk ka bërë një hap të tillë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, vitin e ardhshëm paga minimale do të jetë 22.500 denarë, në nivelin më të lartë historik.

Kovaçevski theksoi se gjatë këtij dhe vitin e ardhshëm do të gjendet një zgjidhje dhe do të ketë harmonizim të pagës minimale, sepse është obligim ligjor dhe do të ndodhë vitin e ardhshëm.

"Rritja e pagave është rregulluar përmes zgjidhjes sistematike dhe Marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Këtë vitë kemi pasur rritje të pagave dhjetë për qind në sektorin publik dhe pagesë shtesë të K-15, e cila vitin e ardhshëm do të jetë së paku 30 për qind e pagës mesatare", tha kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Qendrën TIK për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave në Prilep.

Në lidhje me kërkesat shtesë që i kanë sindikatat, tha se dialogu do të vazhdojë.

"Do të diskutohet, por duhet të kemi parasysh se këto janë mjete buxhetore dhe në ato diskutime merr pjesë edhe ministri i Financave dhe se ato diskutime dhe procese monitorohen edhe nga kreditorët e huaj që ka shteti, por sigurisht, në kuadër të asaj çfarë do të thote buxheti i shtetit. Buxheti është në precedurë parlamentare. Megjithatë, mendoj se në fund dë të gjendet sërish një zgjidhje gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm, duke harmonizuar pagat me pagën minimale, siç do të ketë normalisht, sepse është detyrim ligjor dhe kjo dë të ndodhë gjatë vitit të ardhëshëm", theksoi Kovaçevski, i cili gjatë vizitës në Qendër ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. rq/mb/

Foto: arkivi i MIA-s dhe print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR