Koshta: Punojmë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët evropianë
- Të nxitur nga ndjenja e urgjencës në kontekstin gjeo-ekonomik dhe bazuar në iniciativat e rëndësishme të Komisionit Evropian, liderët e BE-së kanë vendosur të ndërmarrin aksion për të mbyllur boshllëkun rreth inovacionit dhe produktivitetit dhe për të reduktuar burokracinë, tha sot kryetari i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian në Strasburg në debatin kushtuar përfundimit të Samitit të Unionit të mbajtur më 20 mars.
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 1 prill, 2025

Strasburg, 1 prill 2025 (MIA) - Të nxitur nga ndjenja e urgjencës në kontekstin gjeo-ekonomik dhe bazuar në iniciativat e rëndësishme të Komisionit Evropian, liderët e BE-së kanë vendosur të ndërmarrin aksion për të mbyllur boshllëkun rreth inovacionit dhe produktivitetit dhe për të reduktuar burokracinë, tha sot kryetari i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian në Strasburg në debatin kushtuar përfundimit të Samitit të Unionit të mbajtur më 20 mars.
"Në një kohë kur shqetësimet e njerëzve përqendrohen në situatën e tyre ekonomike, pagat, vendet cilësore të punës dhe tranzicionin e dyfishtë, liderët nuk e humbin urgjencën për t'u dhënë përgjigje këtyre shqetësimeve. Përkundrazi. Takimi ynë kishte një fokus të fortë në konkurrencën dhe prosperitetin e përbashkët. Për atë si të ndërtohet një e ardhme më elastike dhe e qëndrueshme për qytetarët evropianë", ka thënë Koshta.
Ai theksoi se për këtë qëllim, liderët e BE-së janë të fokusuar në uljen e burokracisë së panevojshme, sigurimin e energjisë më të përballueshme për qytetarët dhe kompanitë dhe kthimin e kursimeve në investime produktive.
"Të bëhesh më konkurrues në të gjitha frontet nuk është vetëm rruga e duhur, kjo është edhe e vetmja rrugë për një Union më të fortë. Sepse të jesh konkurrues do të thotë të krijosh qëndrueshmëri më të madhe ekonomike, vende pune më cilësore dhe paga më të mira për qytetarët tanë. Por konkurrenca ka nevojë për investime të forta në arsim, kërkim, inovacion dhe aftësi", ka thënë kryetari i Këshillit të Evropës.
Koshta theksoi se vlerat dhe kohezioni social janë në thelb të projektit evropian të paqes dhe prosperitetit i cili ka nevojë për forcën ekonomike dhe besueshmërinë e mbrojtjes përmes investimeve në mbrojtje dhe siguri për të nxitur përparimin teknologjik dhe përmes një ekonomie më prosperuese që do të sigurojë resurse për mbrojtjen e Evropës.
“Tani duhet të vazhdojmë të ecim me ndjenjën e urgjencës për të përfunduar këtë punë dhe nëse është e nevojshme të marrim vendime të mëtejshme për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Evropë në tërësi”, ka thënë Koshta.
“Kur besimi në institucionet shumëpalëshe është nën presion dhe paparashikueshmëria bëhet realitet, Bashkimi Evropian është një partner i besueshëm i cili pavarësisht kësaj, qëndron prapa Kombeve të Bashkuara dhe Kartës së KB-së”, theksoi kryetari i Këshillit Evropian.
Koshta tha se BE-ja nuk mund e vetme të përballet me ndryshimet klimatike, të zvogëlojë pabarazinë globale dhe të mbrojë oqeanet dhe biodiversitetin, kështu që "bota multipolare ka nevojë për një sistem të fortë shumëpalësh dhe një rend ndërkombëtar bazuar në rregulla", të prirura nga ndjenja e paqes, prosperitetit dhe partneritetit.
Foto: EPA