• e enjte, 04 dhjetor 2025

Koshta dhe Fon der Lajen për vizitë në Japoni dhe Kinë

Koshta dhe Fon der Lajen për vizitë në Japoni dhe Kinë

Bruksel, 22 korrik 2025 (MIA) - Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, të shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja kallas, prej sot e deri të enjten do të qëndrojnë për vizitë në Japoni dhe Kinë, ku do të marrin pjesë në samitet mes BE-së dhe dy vendeve.

Sot në ditën e parë të vizitës në Japoni, delegacioni evropian do të qëndrojë në Osakë, ku do ta vizitojnë panairin EKSO, ku stendë të vet ka edhe Bashkimi Evropian, i titulluar "Kultivimi i së nesërmes". Stenda i prezanton aktivitetet evropiane lidhur me qëndrueshmërinë, lidhshmërinë, inkluzivitetin dhe sigurinë.

Nesër, Koshta dhe Fon der Lajen në Tokio do t'i vizitojnë kompaninë e cila zhvillon pajisje të avancuar industriale dhe makineri precize "Hitaçi" dhe Qendrën e Tokios për parandalim të katastrofave.

Në orët e pasdites sipas kohës lokale, Koshta dhe Fon der Lajen do të takohen me kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba, pas çka bashkarisht do të marrin pjesë në Samitin BE - Japoni. Samiti do të fokusohet në përforcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes BE-së dhe Japonisë, para së gjithash në sferat e sigurisë, mbrojtjes, tregtisë dhe rezistencës ekonomike, si dhe për mbështetje të multilateralizmit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Liderët do të bisedojnë për rezultatet nga Marrëveshja për partneritet ekonomik dhe bashkëpunim më të afërt në zhvillimin e zinxhirëve të fortë të furnizimit dhe të inovacioneve dhe në tranbzicionin e gjelbër dhe digjital.

Ata do të flasin edhe për avancimin e marrëdhënieve në kuadër të Partneritetit për siguri dhe mbrojtje mes BE-së dhe Japonisë, përfshirë edhe në përballjen me manipulim dhe përhapje të dezionformatave, rritjen e sigurisë detare dhe bashkëpunimin në industrinë mbrojtëse. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR