• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë përfundimtare e projektit të BE-së READ, i cili ka lidhur pesë vende përmes letërsisë

Konferencë përfundimtare e projektit të BE-së READ, i cili ka lidhur pesë vende përmes letërsisë

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Konferencë përfundimtare u mbajt sot për projektin "Rrjeti rajonal për diversitet kulturor" - READ, i financuar nga Bashkimi Evropian, qëllimi i të cilit ishte të lidh pesë vende përmes shkëmbimit kulturor në fushën e letërsisë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Turqia.

Projekti READ ka zgjatur katë vite, me ç'rast u ndanë 92 grante për organizatat rajonale të shoqërisë civile, u mbajtën 13 edicione të festivaleve letrare, ku morën pjesë mbi 450 autorë, përkthyes dhe aktivistë.

Siç kumtuan organizatorët e konferencës, në kuadër të projektit janë përkthyer dhe promovuar 57 libra, janë mbajtur gjithsej 39 seminare rajonale për të rinj, 30 autorë kanë pasur qëndrim rezidencial njëmujor në një nga vendet pjesëmarrëse dhe më shumë se 15.000 persona ishin në kontakt me projektin "READ në rrota".

Qëllimi i këtij projekti rajonal të BE-së ishte promovimi i aftësive të leximit midis kulturave të ndryshme dhe vlerave demokratike, përmes rritjes së interesit për të lexuar, duke vënë në dipozicion vepra letrare me cilësi të lartë nga rajoni.

Nga Gete-institutin Shkup informuan se projekti READ e ka arritur pikërisht atë që e bëjnë zakonisht librat - hapi kanale të reja për komunikim ndërmjet autorëve në rajon dhe pikëpamje të reja për bashkëpunime dhe partneritete në nivel kulturor.

Përfundimi i projektit READ u përshëndet me fjalime zyrtare nga ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir, ambasadorja e RFtë Gjermanisë, Petra Dreklser, udhëheqësja e Gete-insitutit Shkup, Katrin Ostvald-Rihter dhe menaxherja e projektit, Marija Çorbeva-Penovska.

Në konferencë kanë marrë pjesë udhëheqësit e partnerëve të projektit - Bujar Luma nga CBC "Loja"  - Maqedonia e Veriut, Maja Vukoviq-Biserko nga "Krokodil" - Serbi, Irena Toçi nga Shqipëria dhe Mehmet Demirtash nga Turqia, poeti maqedonas Gjoko Zdraveski dhe poetja Radmila Petroviq nga Serbia.

Pjesë e temave të konferencës ishin “Inteligjenca artificiale dhe publikimi”, “Fondet e disponueshme për financimin e projekteve për të rinjtë” dhe “Konsolidimi i kulturës përmes bashkëpunimit në sektorin qeveritar dhe joqeveritar”. rq/bsh/

Foto: Ekipi i projektit READ

QËNDRONI TË LIDHUR