• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bozhinovska: Përfundon epoka e njehësorëve jo të saktë, pajisja për verifikimin njehsorëve të energjisë elektrike menjëherë të jetë në dispozicion të qytetarëve

Bozhinovska: Përfundon epoka e njehësorëve jo të saktë, pajisja për verifikimin njehsorëve të energjisë elektrike menjëherë të jetë në dispozicion të qytetarëve

Shkup, 23 shkurt 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska kërkon në afat sa më të shkurtër të mundshëm që Byroja për metrologji ta vendos në funksion pajisjen për testimin dhe verifikimin e njehësorëve, e cila për shkak të mosazhurnimit në vitet e kaluara ka mbetur e pa shfrytëzuar dhe nuk është vënë në funksion.

Siç njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale bëhet fjalë për makineri, sistem trefazor për matje të energjisë elektrike dhe forcës, e cila më shumë se shtatë vjet, e papërdorur është deponuar në hapësirat e bodrumeve të Byrosë.

"Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të njehsorëve, të ekzaminohet edhe saktësia e njehsorëve sipas ankesave të konsumatorëve, gjë që Bozhinovska insiston se duhet të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shpeshta nga qytetarët. Jemi duke punuar në mënyrë aktive në futjen e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë", thekson Ministria.

Javën e kaluar, Bozhinovska gjatë një vizite në Byronë e Metrologjisë vizitoi pajisjen për të konstatuar gjendjen e saj. Menjëherë u dhanë udhëzime për fillimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për aktivizimin e menjëhershëm të saj, pas së cilës drejtuesit e Byrosë e siguruan atë se do të shpallej menjëherë tenderi i nevojshëm për kontrollin e funksionalitetit, instalimit dhe vënies në punë të pajisjeve, si dhe trajnimi i punonjësve, pas së cilës ai mund të fillonte kontrollin e orëmatësve.

"Me këtë masë, qytetarët do të kenë mundësi për verifikim të pavarur të parregullsive të të gjihë njehësorëve, dejtpërdrejt në institicion shtetëlror. Kjo do të mundësojë që çdo dyshim për faturim të padrejtë të verifikohet me matje precize dhe zyrtare, me ç'rast qytetarët do të marrin përgjigje e qartë për gjenjen e instumentit të tyre. Njëkohësisht kjo do të paraqet mekanizëm shtesë të kontrollit ndaj kompanive që i instalojnë dhe mirëmbajnë orëmatësit, me çka do të sigurohet drejtësi më e madhe në pagesën e energjisë elektirke të shpenzuar dhe do të ulen mundsitë për parregullsi", nënvizon Ministria. mb/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR