• e mërkurë, 03 korrik 2024

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të thata

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të thata

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Duke filluar nga data 15.11.2023, aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica do të jetë i mbyllur  për komunikacion të automjeteve. Në atë vend do të vendoset sinjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR