• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fondi i Sigurimit Shëndetësor nga sot me drejtorë të ri

Fondi i Sigurimit Shëndetësor nga sot me drejtorë të ri

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Pranim-dorëzimi i pozitës së drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është kryer sot, informojnë nga FSHRMV.

Drejtorët e deritanishëm Magdalena Filipovska Grashkoska dhe Asaf Abduramani si u.d. drejtorë, ua dorëzuan detyrën drejtorëve të ri u.d. - Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogo, të emëruar nga Qeveria.

"Klekovski ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shën Cirili dhe Metodi në Shkup dhe është me përvojë tridhjetëvjeçare si menaxher, analist, konsulent në sektorin publik, civil dhe privat. Axhigogov vjen nga radhët e të punësuarve dhe ka përvojë shumëvjeçare në menaxhimin e Fondit, theksohet në kumtesën.

Drejtorët e ri detyrën e marrin nga sot. ls/ 

Foto: FSSHRMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR