• e diel, 06 tetor 2024

Shalenberg: Nuk duhet të ekzistojnë vështirësi dypalëshe shtesë të perspektivës së BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe pres që Athina ta mbështesë këtë propozim

Shalenberg: Nuk duhet të ekzistojnë vështirësi dypalëshe shtesë të perspektivës së BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe pres që Athina ta mbështesë këtë propozim

Athinë, 3 korrik 2024 (MIA) - Nuk duhet të ekzistojnë vështirësi dypalëshe shtesë lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe pres që Athina ta mbështesë këtë propozim, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shalenberg, duke folur për perspektivën e BE-së në rajon, pas takimit me shefin e diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis, i cili nga ana e tij mes tjerash, edhe një herë i përsëriti qëndrimet e Greqisë lidhur me vendin tonë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një nga temat në të cilat folën shefat e dy diplomacive në konferencën për media pas takimit të tyre të sotëm në Athinë, ndërsa dy ministrat e shprehën mbështetjen për shtetet e rajonit që sa më shpejtë të bëhen pjesë e familjes së BE-së.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Gerapetritis foli konkretisht për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 

"Për fat të keq, në periudhën e kaluar kemi parë shkelje të qarta nga Maqedonia e Veriut, nga udhëheqësia politike dhe shtetërore, në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, veçanërisht në kapitullin që i referohet emrit të vendit, i cili, pa asnjë devijim dhe pa asnjë mundësi ndryshimi, parashikon të jetë Maqedonia e Veriut për të gjithë, brenda dhe jashtë. Dhe nuk ka asnjë debat lidhur me këtë çështje. Një person që ka një rol institucional nuk mund të përmend emër tjetër nga ai që parashikohet në marrëveshje në daljen e tij publike", tha Gerapetritis.

Duke folur në përgjithësi për rajonin, shefi i diplomacisë greke tha se "dëshira e përbashkët e Greqisë dhe Austrisë është që në të ardhmen të përmbushen kriteret e nevojshme që këto shtete të integrohen në familjen evropiane", sepse kjo do të jetë në interes të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të Ballkanit, por edhe të vetë Evropës. 

Shefi i diplomacisë austriake theksoi se Ballkanit Perëndimor "nuk është oborri i Evropës, por është qendër dhe oborr i brendshëm personal i të gjithëve", duke theksuar se është me rëndësi që të vendoset agjenda në institucionet e reja të Bashkimit Evropian. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR