• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Mucunski me abasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Loson

Takimi i ministrit Mucunski me abasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Loson

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson.

Në takim u theksua kënaqësia e ndërsjellë nga zhvillimi i marrdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të cilat dy vendet mike i kultivojnë vazhdimisht në tre dekatat e fundit. Siç kumtojnë nga MPJ-ja, u theksuar edhe gatishmëria për avancimin e mëtutjeshëm të miqësisë së ndërsjellë dhe bashkëpunimit afatgjatë në periudhën në vijim.

"Në fokus të diskutimeve ishte aleanca brenda NATO-s, ku u theksua nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të dy vendeve brenda Aleancës, veçanërisht në kuadër të samitit të ardhshëm të NATO-s në Uashington. Si aleatë, të dy vendet vazhdimisht dhe me angazhime të ndërsjellta kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e paqes globale dhe stabilitetit transaltantik, duke marrë parasysh sfidat aktuale të sigurisë", thuhet në kumtesë.

Ministri Mucunski u përqëndrua edhe në projektin aktual britanik për përforcimin e kapaciteteve të Drejtorisë së NATO-s, me ç'rast ka shprehur falënderim për mbështetjen, e cila kontribuon në realizimin edhe më efektiv të rolit tonë politik dhe koordinativ për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me anëtarësimin në Aleancë.

Si partneri më i madh tregtar i MB në rajon dhe njëkohësisht investitori i dytë i huaj i drejtpërdrejtë për vendin tonë, thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e forta ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe theksuan interesin për përforcimin e tyre të mëtejshëm.

Në takim gjithashtu u diskutua për procesin tonë eurointegrues, përkushtimin ndaj reformave dhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik dhe demokratik të vendit. rq/bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR