• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koalicioni "Serbia kundër dhunës" për zgjedhje korrekte kërkon qeveri kalimtare sipas modelit të Maqedonisë së Veriut

Koalicioni

Beograd, 11 mars 2024 (MIA) - Koalicioni "Serbia kundër dhunës" (SPN) ka përgatitur një dokument të detajuar në bazë të propozimeve të ProGlas dhe sektorit civil lidhur me kushtet zgjedhore, i cili përfshin themelimin e një komisioni të pavarur dhe si zgjidhje afatgjatë, qeveri kalimtare sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot në emër të këtij koalicioni Radomir Lazoviq në një konferencë për media në sallën e Kuvendit popullor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ai kërkoi nga Kuvendi që të formojë një Komision të posaçëm për organizimin e zgjedhjeve, ku do të përfshihen përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe sektorit civil, me kompetenca mbikëqyrëse dhe ekzekutive.

Në planin afatgjatë, ata propozojnë ndryshimin e ligjit, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut dhe formimin e një qeverie kalimtare në të cilën opozita do të kishte të paktën dy ministra, për punët e brendshme dhe për vetëqeverisjen lokale.

Ai theksoi se koncepti i një qeverie tranzitore aktualisht është aktual në Maqedoninë e Veriut. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR