• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Klekovski: Nuk ka vonesa në pagesën e kompensimit për pushimin e lindjes dhe të kapitacioneve për mjekët amë

Klekovski: Nuk ka vonesa në pagesën e kompensimit për pushimin e lindjes dhe të kapitacioneve për mjekët amë

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) – Pagesa e kompensimit për pushimin e lindjes dhe të kapitacioneve për mjekët amë zhvillohet në vazhdimësi, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Sasho Klekovski. 

Theksoi se pagesa e kompensimit për pushimin e lindjes zhvillohet rrjedhimisht dhe për nëntorin janë paguar mbi 6.600 pushime të lindjes. 

“Po bëjmë analiza dhe vëzhgime për të parë nëse ka ndonjë pagesë të papaguar sepse numri i pushimeve të lindjes me pagesë ndryshon çdo muaj, nuk kemi numër konstant. Vëllimi i mundshëm në dhjetor u zgjidh me rialokimin në buxhet ku pozicioni për pushimet e lindjes u rrit si te ne ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, sepse patëm rritje të numrit të përgjithshëm të pagesave të lindjes për shkak të rritjes së pagave, ndërsa jo për shkak të rritjes së numrit të foshnjave të lindura dhe pushimeve të lindjes”, theksoi Klekovski.

Në lidhje me informacionet se po vonohet pagesa e kapitacioneve për mjekët amë ai tha se nuk ka vonesa në pagesat. 

“Nga rregullsia e pagesave që nga korriku i vitit 2024, shihet se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i përmbahet detyrimeve të dakorduara, që është pagesa brenda 60 ditëve nga fatura e dorëzuar te mjekët amë, ndërsa pagesa për nëntor prej 493 milionë denarësh është duke u realizuar aktualisht. Nga pagesat te mjekët amë, shihet se rritja e premtuar prej 33 për qind për kapitacion të mjekëve amë është përmbushur”, theksoi Klekovski.

Shtoi se deri më sot aktive janë  948 marrëveshje për mjekësi të përgjithshme, 972 për stomatologji të përgjithshme dhe 149 për gjinekologji. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR