Komuna e Dibrës shpalli thirrje për planifikimin e buxhetit për vitin 2026 përmes një forme onlajn
- Komuna e Dibrës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit, njoftuan nga komuna.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:20, 9 dhjetor, 2025
Dibër, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Komuna e Dibrës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit, njoftuan nga komuna.
Në kuadër të për Propozimin e Buxhetit të vitit 2026, është krijuar një formë onlajn përmes të cilës çdo person juridik ose fizik i interesuar mund të paraqesë kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tij.
"Kjo formë u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme të kontribuojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e prioriteteve buxhetore dhe zhvillimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë, vlerësojnë nga komuna.
Forma është e disponueshme në linkun e mëposhtëm: https://dibra.gov.mk/newmk/buxheti.
"Komuna e Dibrës mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në të gjitha proceset buxhetore dhe zhvillimore, duke u përpjekur të krijojë një mjedis më gjithëpërfshirës dhe efikas për të gjithë banorët", theksojnë nga komuna.
Foto: Komuna e Dibrës