• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Qeveria miratoi një propozim për shkarkimin e prokurorit të shtetit Kocevski

Qeveria miratoi një propozim për shkarkimin e prokurorit të shtetit Kocevski

 Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Qeveria në seancë sot miratoi një propozim për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski dhe do ta paraqesë në Kuvend.

 Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva pasdite në një deklaratë për mediat tha se me propozimin për shkarkimin e Kocevskit nga funksioni, Qeveria po vazhdon procedurën që, në përputhje me kufizimet ligjore, u ndalua përkohësisht gjatë periudhës zgjedhore.

" Arsyet për këtë iniciativë publikisht  janë të njohura, dhe i kemi shpjeguar disa herë si Qeveri, në mënyrë konsekuente, transparente dhe në interes të mbrojtjes së integritetit dhe përgjegjësisë  institucionale. Qëllimi ynë mbetet i qartë - forcimi i sundimit të ligjit dhe sigurimi i funksionimit të pandërprerë të organeve në shërbim të qytetarëve", tha Miteva.

 Propozimi drejtuar Kuvendit për shkarkimin e Kocevskit nga funksioni, tha, bazohet në nenin 88 paragrafi 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike, ndërsa pasi paraprakisht është marrë mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.

"Për shkak të gabimeve të mëdha profesionale të bëra në menaxhimin e Prokurorisë Publike, që çon në shkelje të efikasitetit dhe funksionalitetit të PP-së. Nxjerrja  e paautorizuar i informacioneve, të dhënave për çështje gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për sekretin e procedurës në përputhje me ligjin. Shkelje e reputacionit të Prokurorisë Publike dhe reputacionit të tij personal, duke mos vepruar në përputhje me detyrimet e parashikuara me Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën", tha Miteva. 

 Si pasojë e shkeljeve të kryera, shtoi, në periudhën e kaluar, "në mënyrë evidente është dëmtuar funksionaliteti i Prokurorisë Publike  dhe seriozisht është shkelur integriteti i së njejtës".

 "Sipas nenit 27, paragrafi 1 i Ligjit për Prokurorinë Publike, pikërisht prokurori publik është përgjegjës për gjendjet e përgjithshme, për organizimin dhe kryerjen e funksioneve të PP-së. Duke vepruar në këtë mënyrë, prokurori publik Lupço Kocevski shkeli në mënyrë flagrante detyrën për të mbrojtur reputacionin e funksionit që kryen, siç parashikohet në nenin 82, paragrafi 1 i Ligjit për Prokurorinë Publike", informoi zëdhënësja e qeverisë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR