Pa ujë nesër disa pjesë të Sarajit dhe zonës së lartë në Gjorce Petrov, pa energji elektrike disa pjesë të Komunës Butel
- Furnizimi me ujë do të ndërpritet nesër nga ora 7:30 për konsumatorët në vendbanimet Llokë, Krushopek, Gërçec, Shishevë, Gllumovë, Matka e Epërme dhe e Poshtme, Arnakia, Lubini dhe fshatin Saraj në Komunën e Sarajit, si dhe katet e sipërme të ndërtesave në vendbanimin Gjorce Petrov.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:32, 9 dhjetor, 2025
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Furnizimi me ujë do të ndërpritet nesër nga ora 7:30 për konsumatorët në vendbanimet Llokë, Krushopek, Gërçec, Shishevë, Gllumovë, Matka e Epërme dhe e Poshtme, Arnakia, Lubini dhe fshatin Saraj në Komunën e Sarajit, si dhe katet e sipërme të ndërtesave në vendbanimin Gjorce Petrov.
NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup njoftoi se ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë për shkak të një defekti në një valvul me diametër F-350 mm në rrugën "20" në Saraj dhe do të zgjasë deri në riparimin e tij.
Nga EVN Macedoni SHA, ndërkaq, njoftojnë se nesër nga ora 8:30 deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë objekti DOGAN INVEST SHPKNJP-SHKUP, përkatësisht objekti "Ford" në kryqëzimin e bulevardit "Brigada Maqedo-Kosovare" me bulevardin "Bosnja e Hercegovina" në Komunën e Butelit.
Foto: Arkivi i MIA-s