• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

LAMM: Në ndërprerje komunikacioni në VK Evzoni (Bogorodicë), normalizohet në vendkalimin Niki (Mexhitli), pa probleme po zhvillohet në VK Dojran

LAMM: Në ndërprerje komunikacioni në VK Evzoni (Bogorodicë), normalizohet në vendkalimin Niki (Mexhitli), pa probleme po zhvillohet në VK Dojran

 Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në VK Evzoni (Bogorodicë) nga ora 17 është bllokuar përsëri për hyrje dhe dalje. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi më herët sot se komunikacioni në këtë vendkalim kufitar është n[ ndërprerje që nga ora 11 dhe m[ pas se është normalizuar nga ora 15.

 Për shkak të grevës së fermerëve grekë, ky vendkalim kufitar është bllokuar për komunikacion prej disa ditësh në kohë të ndryshme të ditës.

 LAMM sonte informoi  se që nga ora 17 është npormalizuar komunikacionin në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitli) dhe se komunikacioni në VK Dojran po zhvillohet pa probleme.

 Siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

"Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë", thekson LAMM. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR