• e premte, 06 shtator 2024

Kirbi: Mendimi se forcat ukrainase mund të godasin bazat ruse të largëta me raketa ATACMS është 'i gabuar'

Kirbi: Mendimi se forcat ukrainase mund të godasin bazat ruse të largëta me raketa ATACMS është 'i gabuar'

Uashington, 5 shtator 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi sot i ka mohuar akuzat se Ukraina me ndihmën e raketave ATACMS mund të shkatërrojë aeroplanë ushtarakë rusë të cilët shfrytëzohen në sulmet e territorin ukrainas, ndërsa ndodhen në bazat e territorit të Rusisë.

 "Mendoj se është e rëndësishme të vërehet se 90 për qind e aeroplanëve që Rusia i përdor ato për bomba lundrimi dhe sulme me rreze të gjatë shtrihen jashtë (zonës) 300 kilometra nga kufiri ukrainas, thellë brenda territorit rus", tha Kirbi në brifing.

 Ai sqaroi se mendimi se forcat ukrainase mund të godasin bazat e largëta ruse me raketa ATACMS është "i gabuar", raporton Zëri i Amerikës.

 Ai, gjithashtu, theksoi se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar vendimin e tij për të mos ia lejuar Kievit të përdorë armët amerikane për sulme me rreze të gjatë në territorin rus, duke shtuar se Uashingtoni vazhdon të punojë për të forcuar mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës. Zëdhënësi vlerësoi se aftësia mbrojtëse e Ukrainës është kyçe për ruajtjen e infrastrukturës energjetike në muajt e dimrit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR