Kina shpreson për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për luftën në Ukrainë
- Kina sot bëri të ditur se shpreson se mund të gjindet një "zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme" për luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, pasi përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe Ukrainës do të bisedojnë për konfliktin në Arabinë Saudite.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:41, 11 mars, 2025

Pekin, 11 mars 2025 (MIA) - Kina sot bëri të ditur se shpreson se mund të gjindet një "zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme" për luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, pasi përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe Ukrainës do të bisedojnë për konfliktin në Arabinë Saudite.
"Shpresojmë që palët të arrijnë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme që është e pranueshme për të gjithë", tha zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Mao Ning në një konferencë për shtyp në Pekin.
Në përgjigje të pyetjes për negociatat e ardhshme, ajo tha se "Kina mbështet të gjitha përpjekjet që kontribuojnë në një zgjidhje paqësore të krizës".
"Kina është gjithashtu e gatshme të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të luajtur një rol konstruktiv në një zgjidhje politike të krizës", shtoi ajo.
Foto: Arkivi i MIA-s