• e martë, 16 korrik 2024

Kikilas: Për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erës së fuqishme i madh është rreziku nga zjarret në Greqi

Kikilas: Për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erës së fuqishme i madh është rreziku nga zjarret në Greqi

Athinë, 15 korrik 2024 (MIA) - Kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë: thatësirë, valë e të nxehtit deri 42 gradë dhe erë e fuqishme veriore deri shtatë Boforë, të cilët përbëjnë një përzierje të rrezikshme për paraqitje, por veçanërisht për përhapjen dramatike, madje edhe zjarr më të vogël, deklaroi sot ministri i krizës klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë, Vasilis Kikilas, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Njoftoi se sot do të mbahet mbledhja koordinuese e të gjitha ministrive, organizatave dhe forcave të sigurisë me pjesëmarrje në Komitetin për vlerësim të rreziqeve, përderisa për nesër parashikimet janë se 14 rajone në vend janë në kategorinë katër në hartën e rreziqeve nga zjarret. 

Në kategorinë me rrezik shumë të lartë janë Rodopi dhe Evros në pjesën verilindore të Greqisë, ku për momentin, sipas Kikilas, forca të fuqishme tokësore dhe 11 mjete ajrore përballen me zjarr shumë të vështirë, përderisa në zonën Evros, siç tha "gati çdo ditë kemi të paktën nga një zjarr të rrezikshëm". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR