• e martë, 16 korrik 2024

Uollsrit xhurnal: Mask planifikon t'i japë Trampit 45 milionë dollarë në muaj

Uollsrit xhurnal: Mask planifikon t'i japë Trampit 45 milionë dollarë në muaj

Uashington, 16 korrik 2024 (MIA) - Multimiliarderi Ilon Mask paralajmëroi se do t'i japë rreth 46 milionë dollarë në muaj komitetit politik që e mbështet Donald Trampin, publikoi Uollstrit xhurnal duke iu referuar burimeve anonime.

Donacionet e Mask do të dedikohen për grupin politik të quajtur America PAS, që do të përqendrohet në promovimin e regjistrimit të votuesve, votimeve të parakohshme dhe votimeve me postë mes banorëve në shtetet federale para zgjedhjeve në nëntor, publikoi gazeta duke cituar njerëz që janë të njoftuar me këtë çështje.

Mask është një nga disa mbështetësit kryesorë të fondit të ri, mes të cilëve janë edhe bashkëthemeluesi i Palantir, Xho Lonsdejl, ish-ambasadorja e Kanadasë, Keli Kraft dhe investitorët e kriptovalutave Tajler dhe Kameron Uinkëlvos. mb.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR