• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE-ja propozon pesë inciativa për focimin e sigurisë ekonomike të BE-së

KE-ja propozon pesë inciativa për focimin e sigurisë ekonomike të BE-së

Bruksel, 24 janar 2024 (MIA) - Komisioni evropian sot miratoi pesë inciativa për të forcuar sigurinë ekonomike të BE-së në një kohë të tensioneve gjeopolitike në rritje dhe ndryshimeve të thella teknologjike.

Ashtu siç kumtoi zëvendëskryetarja e Komisionit evropian për Evropën e Përshtatur në Epokën Digjitale dhe komisionerja Evropiane për Konkurrueshmëri Margrete Vestager pakoja synon të përmisojë sigurinë ekonomike të BE-së, duke mbështetur njëkohësisht hapjen e tregtisë dhe investimeve dhe kërkimit në ekonomi, në përputhje me strategjinë evropiane të sigurisë ekonomike nga qershori i vitit 2023.

Këto propozime janë pjesë e qasjes më të gjërë me tre shtylla për sigurinë ekonomike të BE-së duke promovuar konkurrencën e BE-së, mbrojtjen e rrezikut dhe partneritetin me gamën më të gjërë të mundshme të vendeve për të vazhduar përpara interesat e përbashkëta të sigurisë ekonomike.

Synimi i inciativës është të forcojë edhe më tej mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik të BE-së, duke propozuar një kontroll të përmisuar të investimeve të huaja, duke nxitur diskutime dhe aktivitete për njëkorrdim]nim më të madh evropian në fushën e kontrolleve të eksporteve, duke respektuar plotësisht regjimet ekzistuese shumëpalëshe dhe prerogativat e shteteve anëtare, konsultimet me anëtarët dhe palët e interesuara për të identifikuar rreziket e mundshme të investimeve në teknologji, nxitja e diskutimeve të mëtutujeshme se si të mbështetet më mirë kërkimi dhe zhvillimi i teknologjive me përodrim të dyfishtë dhe të përmirsohet siguria e kërkimit në nivel kombëtar dhe në nivel sektorial. rq/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR