Ndalesë për lundrim nga një pjesë e porteve në Athinë për shkak të erës së fuqishme
- – Për shkak të erës së fuqishme, që në disa pjesë të caktuara arrin edhe deri tetë dhe nëntë Boforë (mbi 65 kilometra në orë), prej sot në mëngjes ka ndalesë për lundrim prej dy nga tre portet e Athinës”, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 09:41, 28 prill, 2025
Athinë, 28 prill 2025 (MIA) – Për shkak të erës së fuqishme, që në disa pjesë të caktuara arrin edhe deri tetë dhe nëntë Boforë (mbi 65 kilometra në orë), prej sot në mëngjes ka ndalesë për lundrim prej dy nga tre portet e Athinës”, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ndalesa është vendosur për të gjitha anijet dhe trajektet nga portet në Lavrio dhe Rafinë, përderisa nga porti më i madh Pireas ndalesa ka të bëjë në anijet drejt Ishujve Kikladski, ndërsa rregullisht do të qarkullojnë në ishujt që janë në afërsi të Athinës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s