• e premte, 05 dhjetor 2025

Turqia dërgoi gjashtë aeroplanë me armë në Pakistan

Turqia dërgoi gjashtë aeroplanë me armë në Pakistan

Ankara, 28 prill 2025 (MIA) - Në kulmin e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit, Turqia dërgoi gjashtë aeroplanë të ngarkuar me armë në Pakistan.

Gjashtë aeroplanë transportues të armatës turke po transportojnë materiale ushtarake në Pakistan, publikojnë mediat turke.

Bëhet e ditur se këto materiale përfshijnë armë dhe raketa, si dhe drone.

"Turqia po tregon mbështetje të qetë, por reale. Qëndroni me ne, thanë autoritetet pakistaneze.

Në sulmin e armatosur në rajonin indian Xhamu dhe Kashmir u vranë 26 persona, ndërsa India më pas ndërpreu rrjedhën e ujit në pellgun e lumit Ind dhe pengoi rrjedhën e ujit në Pakistan. Tensioni që filloi midis dy fuqive bërthamore vazhdon të përshkallëzohet me shpejtësi.

"Xhamu dhe Kashmir përjetuan rritje në shumë fusha vitet e fundit, nga turizmi deri tek arsimi. Ata të cilët janë të mërzitur nga kjo situatë duan të shkatërrojnë sërish Kashmirin. Por, drejtësia do të vendoset", tha Narendra Modi.

"Përderisa rrjedha e ujit nuk rinovohet, do të sulmojmë digën" , deklaroi shefi Shtatmadhorisë të armatës pakistaneze, Sejed Asim Munir.

Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit Mohammad Ishak Dar, gjithashtu, foli në telefon me homologun e tij kinez Vang Ji dhe kërkoi bashkëpunim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR