• e premte, 05 dhjetor 2025

Bashkëpunëtori kryesor i Marin Le Penit paralajmëron kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Bashkëpunëtori kryesor i Marin Le Penit paralajmëron kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Paris, 28 prill 2025 (MIA) - Kryetari i partisë së krahut të djathtë të Francës, Tubimi kombëtar (RN), Zhordan Bardella, konfirmoi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale franceze në vitin 2027, nëse mentorja e tij Marin Le Pen e cila tashmë tre herë ishte kandidate dhe konsiderohet favorite, ishte penguar të marrë pjesë për shkak të një vendimi gjyqësor për shpërdorim.

"Është e qartë që Marin Le Pen është kandidatja ime, por nëse nesër asaj do t’i ndalohej të kandidonte, mendoj se mund të them se do të isha kandidati i saj", deklaroi Berdela në intervistën për "Le Parizien".  

Njëzet e nëntë vjeçari Bardella i cili është gjithashtu kryetar i grupit Patriotët për Evropën në Parlamentin Evropian, prej kohësh është konsideruar si pasardhës në Asamblenë kombëtare, por deri më tani nuk e ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij për të hyrë në garën presidenciale.

Ai doli si kandidati më i mundshëm për partinë më të madhe të ekstremit të djathtë në Francë, pasi Le Pen u shpall fajtore për shpërdorim dhe iu ndalua për pesë vjet mbajtja e posteve publike.

Le Pen dhe 23 të akuzuar ngarkohen për përdorim të paligjshëm të më shumë se 4 milionë eurove nga fondet e Parlamentit Evropian për të paguar bashkëpunëtorë që formalisht ishin asistentë të deputetëve, por në të vërtetë punonin për partinë.

"Po punoj dhe po përgatitem", tha Bardela, duke theksuar "domosdoshmërinë absolute për të mbetur të bashkuar". Ai theksoi gjithashtu se "Marin Le Pen gëzon një prezumim të pafajësisë" dhe njoftoi se ata do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur pafajësinë e saj. Gjykata e apelit do të marrë një vendim përfundimtar për çështjen deri në verën e vitit të ardhshëm. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR