• e enjte, 25 korrik 2024

KE po e çon Bullgarinë në gjykatë për shkak të kufizimeve në sigurimin e përkohshëm të shërbimeve sociale

KE po e çon Bullgarinë në gjykatë për shkak të kufizimeve në sigurimin e përkohshëm të shërbimeve sociale

Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Evropian ka njoftuar se ka vendosur të ngritë padi kundër Bullgarisë para Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian lidhur me ligjin e Bullgarisë për shërbimet sociale, i cili cakton një kohëzgjatje maksimale prej gjashtë muajsh për sigurimin e përkohshëm të shërbimeve sociale.

Ligji bullgar për shërbimet sociale është në kundërshtim me legjislacionin evropian, shpjegojnë nga KE. Vendet e BE-së nuk mund të vendosin një kufi kohor maksimal për shërbimet e përkohshme. Koncepti i ofrimit të përkohshëm të shërbimeve bazohet në disa tregues të ndryshëm, si kohëzgjatja, rregullsia, periodiciteti ose vazhdimësia e shërbimeve. Shtetet nuk mund t'u kërkojnë operatorëve ekonomikë të krijojnë një vend biznesi në territorin e tyre për shkak të shërbimeve", shtohet në kumtesën.

Në korrik 2019, KE dërgoi një letër të parë zyrtare për njoftim, e ndjekur nga një opinion i arsyetuar në korrik 2020. Bullgaria e pranoi shkeljen në vitin 2020, por nuk ndërmori asnjë veprim për t'u harmonizuar. Pasi që Bullgaria vazhdon të shkelë rregullat e BE-së, komisioni vendosi ta paraqesë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR