• e enjte, 05 shtator 2024

KE: Nga 10 nëntori do të ketë kontrollë eletronike të pasaportave për udhëtarët e Zonës Shengen

KE: Nga 10 nëntori do të ketë kontrollë eletronike të pasaportave për udhëtarët e Zonës Shengen

Bruksel, 3 shtator 2024 (MIA) - Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se nga 10 nëntori në vendet e "Zonës Shengen" të Bashkimit Evropian, do të hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave në hyrje dhe dalje për udhëtarët që nuk janë shtetas të Unionit.

Malta dhe Irlanda, siç u tha, do të vazhdojnë të mbajnë kontrollet kufitare dhe vulat e pasaportave.

Siç shpjegoi një përfaqësues i KE-së, synimi është të përshpejtohet ndjeshëm fluksi dhe monitorimi i udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së në kufi, pasi kontrolli i drejtpërdrejtë i pasaportave do të zëvendësohet nga sistemi elektronik automatik EES.

Një zyrtar i KE tha gjithashtu se sistemi ETIAS do të hyjë në fuqi në pranverë, duke i detyruar udhëtarët nga vendet jashtë BE-së që nuk kanë nevojë për vizë të aplikojnë paraprakisht onlajn dhe të marrin miratimin e BE-së për atë udhëtim në "Zonën Shengen".

KE njoftoi më parë se sistemi i ri elektronik EES do të aplikohet për udhëtarët me viza afatshkurtra, si dhe për ata që nuk kanë nevojë për vizë për një qëndrim 90-ditor në "Zonën Shengen" të BE-së.

Kjo e fundit i referohet qartë shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët mund të qëndrojnë 90 ditë në “Zonën Shengen” të BE-së në afat prej gjashtë muajve.

Sistemi i ri do të fillojë të funksionojë me kontrollin e pasaportave të gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografimit të udhëtarëve nga vendet jo-anëtare të BE-së kur të mbërrijnë në "kufirin Shengen të Unionit" për herë të parë nga 10 nëntori.

Këto të dhëna hyjnë në bazat e të dhënave të BE-së dhe do të jenë të vlefshme për tre vjet. Gjatë asaj periudhe do të zbatohet vetëm kontrolli elektronik i hyrjes dhe daljes së udhëtarëve brenda dhe jashtë BE-së, që do të thotë pa vulosje në pasaporta.

Në informacionin e KE-së, kujtohet se anëtarë të “Zonës Shengen” janë BE dhe Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR