KE e paralajmëron Hungarinë për lehtësimin e regjimit të vizave për rusët dhe bjellorusët
- Eurokomisarja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ilva Johanson, dje e paralajmëroi Hungarinë se vendimi i saj për lehtësimin e kufizimit të vizave për rusët dhe bjellorusët paraqet kërcënim potencial të sigurisë dhe tha se do të ndërmarrë masa nëse nuk zgjidhet brenga e saj.
- Post By Sara Ademi
- 11:40, 2 gusht, 2024
Bruksel, 2 gusht 2024 (MIA) - Eurokomisarja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ilva Johanson, dje e paralajmëroi Hungarinë se vendimi i saj për lehtësimin e kufizimit të vizave për rusët dhe bjellorusët paraqet kërcënim potencial të sigurisë dhe tha se do të ndërmarrë masa nëse nuk zgjidhet brenga e saj.
Hungaria muajin e kaluar e zgjeroi programin e saj të imigracionit "në kartat e identitetit nacional" për mes tjerash, t'i përfshijë rusët dhe bjellorusët. Mbajtësi i një karte të tillë lejohet të punojë në Hungari pa kontroll të sigurisë dhe mund ta marrë familjen në vend.
Ky gjest shkaktoi brengë te përfaqësuesit e BE-së, të cilët thanë se Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia mund ta shfrytëzojnë skemën për të dërguar spiunë dhe diversant në Zonën e Shengenit pa kufij të BE-së, ndërsa Unioni bën përpjekje ta izolojë Moskën për shkak të luftës në Ukrainë.
"Rusia është një kërcënim i sigurisë. Na duhet më shumë, jo më pak, zgjuarsi", deklaroi mbrëmë eurokomisarja Johanson në platformën X. sa/
„