• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kanadaja ka ndaluar eksportin e armëve për Izraelin, kumtoi një burim qeveritar kanadez

Kanadaja ka ndaluar eksportin e armëve për Izraelin, kumtoi një burim qeveritar kanadez

Otavë, 20 mars 2024 (MIA) - Kanadaja do të ndalojë të dërgojë armë në Izrael, deklaroi mbrëmë një burim nga Qeveria kanadeze, duke shtuar se prej fillimit të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, Otava eksporton vetëm armë "jovdekjeprurëse", transmetojnë mediat franceze.

"Në jemi në një situatë ku realiteti në terren më nuk na lejon të eksportojmë armë", tha burimi.

Lejet për shitjen e armëve që i ka shpërndarë Kanadaja prej fillimit të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit para pesë muajve, ishin vetëm për eksportin e pajisjeve jovdekjeprurëse, shtoi i njejti burim, duke shtuar se nuk ka pasur eksporte që nga janari. Armët "jovdekjeprurëse" përfshijnë "mjete për komunikim", shtoi ai. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR