• e shtunë, 27 korrik 2024

Kameron në Tiranë: Problemet e Ballkanit Perëndimor janë edhe të Evropës

Kameron në Tiranë: Problemet e Ballkanit Perëndimor janë edhe të Evropës

Tiranë, 22 maj 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Kameron në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama, theksoi se problemet e Ballkanit Perëndimor janë edhe në Evropë, duke shtuar se "nëse ka sukses rajoni ballkanik, atëherë do të ketë sukses edhe Evropa". 

"Kam qëndrim korrekt dhe të thjeshtë se kur të ketë sukses Ballkani Perëndimor, atëherë do të ketë sukses edhe Evropa. Nëse ka probleme në Ballkanin Perëndimor, atëherë ka edhe në Evropë, interesi jonë i përbashkët është të ndihmojmë në procesin e pajtimit, rritjes së ekonomisë dhe mirëkuptimit. Për mua kjo është përparësi dhe ka qenë edhe kur kam qenë kryeministër", tha ai, raporton ABC njuz. 

Ai e falënderoi Ramën që e quajti mik të veçantë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, që për të është një kompliment i madh.

"Pa hyrë në planet e bashkëpunimit, dua të theksoj se kemi diskutuar për përfshirjen në një projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën, që është hekurudha Durrës-Prishtinë, që është element kyç për rritjen e kapacitetit të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por edhe në rajon dhe më gjerë. Së shpejti  do ta hapim garën për portin tregtar në Durrës, e presim përgjigjen e NATO-s, Kosova do të ndërtojë edhe një port të thatë në Prishtinë, është një projekt që e tejkalon interesin e dy vendeve tona. Britania shprehu interesim të jetë e përfshirë me financim dhe ekspertizë. Kameroni është një përfaqësues shumë i rëndësishëm për ne në proceset transformuese", deklaroi Rama. 

Të dy konfirmuan se temë e bisedës ka qenë edhe migrimi i paligjshëm, me vlerësimin se bashkëpunimi ka dhënë rezultate të kënaqshme, por se operacionet do të vazhdojnë.

"Kemi folur për programin e përbashkët të luftës kundër trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe jemi të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e trafikimit të njerëzve do të jetë maksimale në të ardhmen. Kemi diskutuar edhe për progresin e proceseve të pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon. Kameron është një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve", tha Rama. 

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar shprehu interesim për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë "ku ka pasur hapa pozitive, por edhe ndihet rreziku i kthimit mbrapa".

Kameron i cili mbërriti në mesditë, u prit në aeroportin e Tiranës nga ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Igli Hasani i cili në një postim në Fejsbuk shprehu kënaqësinë e madhe për t'i dëshiruar mirëseardhje. 

"Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Hasani. 

Kameron pasdite do të pritet nga shefi i shtetit Bajram Begaj, ndërsa vizitën do ta mbarojë me takimin me Hasanin. qa/

Foto: FB Rama

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR