• e premte, 10 maj 2024

Kallëzim penal ndaj tre personave nga Tetova për kryerjen e transportit publik pa licencë

Kallëzim penal ndaj tre personave nga Tetova për kryerjen e transportit publik pa licencë

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Janë ngritur tre kallëzime penale kundër tre personave nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer, "kryerje të transportit publik pa posedim të licencës".

Siç kumtoi sot MPB, në rastin e parë SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër J.S.(63) nga Tetova, pasi me datë 06.12.2023 në rrugën rajonale Tetovë-Bërvenicë, nëpunësit policor kanë kryer kontroll të automjetit transportues i drejtuar nga i pandehuri, me ç'rast kanë konstatuar se kryen transport publik të udhëtarëve pa licencë adekuate të lëshuar nga organi kompetent.

Nga ana e SPB Tetovë është ngritur kallëzim penal edhe kundër tetovarit J.R.(43), pasi me datë 19.12.2023 në rr "Ilindenska" në Tetovë, nëpunësit policor kanë kryer kontroll në automjetin e tij me ç'rast e kanë zënë të pandehurin duke kryer transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë adekuate të lëshuar nga organi kompetent.

Kallëzim penal për të njëjtën vepër SPB Tetovë ka ngritur edhe kundër F.I.(60) nga Tetova. Më 07.02.2024 në rr. "Ilindenska" në Tetovë, nëpunësit policor kanë kryer kontroll me ç'rast e kanë zënë të pandehurin duke kryer transport publik të udhëtarëve pa licencë adekuate të lëshuar nga organi kompetent, qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR