• e hënë, 23 dhjetor 2024

Begaj uroi përzgjedhjen e Davkovës: Jam i bindur se së bashku do t'i forcojmë marrëdhëniet midis vendeve tona

Begaj uroi përzgjedhjen e Davkovës: Jam i bindur se së bashku do t'i forcojmë marrëdhëniet midis vendeve tona

Tiranë, 9 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar sot Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.

Në publikimin në profilin e tij në platformën Iks, presidenti Begaj, në një postim në profilin e tij në platformën Iks, shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”, shkroi Begaj. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR