• e shtunë, 11 maj 2024

Kallëzim penal kundër banores nga Velesi për përdorimin e dokumentit me përmbajtje të rrejshme

Kallëzim penal kundër banores nga Velesi për përdorimin e dokumentit me përmbajtje të rrejshme

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Policia e Velesit ka parashtruar kallëzim penal kundër M.V.(44) nga Velesi, për ekzistimin e bazave të dyshimit për vepër penale “përdorim të dokumentit me përmbajtje të rrejshme”

Ashtu siç informojnë nga MPB-ja, e dononcuara, në pozitën e drejtoreshës në një institucion publik komunal për fëmijë - kopsht për fëmijë në Veles, ka marrë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze me emrin e saj, të lëshuar nga një shkollë gjuhësore nga Plovdiv, Bullgari.

Ndonëse e ka ditur se dokumenti ka qenë me përmbajtje të rrejshme, M.V. ajo e ka përdorur si dëshmi se ka një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht gjatë aplikimit të saj në Shpalljen publike për zgjedhjen e drejtoreshës së kopshtit, pas së cilës është emëruar në detyrë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR