• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kalifornia dhe Nevada janë goditur nga një stuhi e fortë bore

Kalifornia dhe Nevada janë goditur nga një stuhi e fortë bore

Sakramento, 4 mars 2024 (MIA) - Një stuhi bore ka goditur pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkura të Amerikës, përkatësisht shtetet federale Kalifornia dhe Nevada, kur mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Kalifornia dhe Nevada gjithashtu u goditën nga shiu dhe erërat me shpejtësi mbi 100 milje për orë.

Qindra shoferë mbetën të bllokuar në autostradën Interstejt - 80 ndërmjet Reno dhe Sakramento për shkak të stuhisë së borës dhe dukshmërisë së zvogëluar, ndërsa autoritetet u detyruan të mbyllnin më shumë se 160 kilometra nga rruga e frekuentuar.

Persona zyrtarë deklaruan se raporte të shumta për aksidente dhe shoferë që kanë humbur kontrollin e automjeteve.

Më shumë se 7.000 shtëpi në Kaliforni mbetën ma rrymë gjatë fundjavës. ls/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR