Filluan negociatat e drejtpërdrejta mes delegacionit ukrainas dhe ai rus në Stamboll, kryeson shefi i diplomacisë turke
- Në Stamboll filloi takimi mes delegacionit ukrainas dhe atij rus në tentimin për të arritet tek marrëveshja për ndërprerje të zjarrit në luftën në Ukrainë, ndërsa fjalën hyrëse e pati nikoqiri i takimit, shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:48, 16 maj, 2025
Stamboll, 16 maj 2025 (MIA) - Në Stamboll filloi takimi mes delegacionit ukrainas dhe atij rus në tentimin për të arritet tek marrëveshja për ndërprerje të zjarrit në luftën në Ukrainë, ndërsa fjalën hyrëse e pati nikoqiri i takimit, shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan.
Takimi u mbajt menjëherë pas takimit të shkurtë mes përfaqësuesve amerikanë dhe delegacionit rus, ndërsa në kushte të akuzave se Moska po tenton t'i sabotojë negociatat e shumëpritura paqësore me kërkesë të befasishme për përjashtim të vendeve tët jera nga bisedimet, lajmërojnë agjencitë.
Në hapjen e negociatave ministri Fidan me porosinë e qartë se "duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të përparuar në rrugën drejt paqes", duke iu drejtuar delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, por edhe mediatorëve turq.
Fidan theksoi se është kyçe që sa më aprë të arrihet ndërprerja e zjarrit. Pas fjalëve hyrëse dhe fotografimit, kamerat u çkyçën dhe filluan bisedimet prapa dyerve të mbyllura. ab/
Fotо: Х
⚡️ Talks between the Ukrainian delegation and the Russians have begun in Turkey pic.twitter.com/q2Mq975CMA
— Ukrainska Pravda in English (@pravda_eng) May 16, 2025