• e mërkurë, 23 tetor 2024

Këshilli i BE-së e miratoi "Ligjin për çipa" dhe Direktivën për efikasitet energjetik

Këshilli i BE-së e miratoi

Bruksel, 26 korrik 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së e miratoi Rregulloren për forcimn e ekosistemit gjysmëpërçues në Evropë, i njohur më mirë si "Ligj për çipa" dhe miratoi një Direktivë me rregulla të reja për të reduktuar konsumin e energjisë nga konsumatorët fundorë në nivel të BE-së me 11,7 për qind deri në vitin 2030.

"Ligji për çipa" synon të nxisë zhvillimin e industrisë së gjysmëpërçuesve evropianë, të tërheqë investime dhe të promovojë kërkimin dhe inovacionin në këtë sektor, si dhe "të përgatisë Evropën për një krizë të mundshme të furnizimit me çipa".

Me këtë Rregullore, siç raporton reporteri special i MIA-s nga Brukseli, planifikohet të tërhiqen 43 miliardë euro investime publike dhe private, prej të cilave 3,3 miliardë euro nga buxheti i BE-së dhe deri në vitin 2030 pjesëmarrja e Unionit në tregiun global të gjysmëpërçuesve të rritet nga 10 aktual në të paktën 20 për qind.

Официјални лица во сегашната американска администрација вршат притисок врз компаниите што произведуваат полупроводници да бидат „потранспарентни“ во однос на нивните синџири на снабдување, до

 

Sipas ministrit spanjoll të Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit, Hektor Gomez Hernandez, "Ligji për çipa" do ta vendosë BE-në në "pozitë të avancuar" në garën globale për gjysmëpërçuesit.

"Tashmë mund të shohim në veprim impiante të reja prodhimi, investime të reja dhe projekte të reja kërkimore. Në terma afatgjatë, do të kontribuojë në ringjalljen e industrisë sonë dhe uljen e varësisë nga vendet e huaja", tha Hernandez.

Këshilli, gjithashtu, miratoi edhe rregulla të reja me të cilat vendet anëtare të BE-së angazhohen së bashku të sigurojnë reduktim të konsumit të energjisë për të paktën 11,7 për qind deri në vitin 2030, krahasuar me vlerësimet e bëra në vitin 2020 për atë  se sa në fund të kësaj dekade do të shpenzojnë shfrytëzuesit.

 

Me rregullat e reja parashikohet deri në vitin 2024 të përgatitet një plan se sa ulje të konsumit do të duhet të bëjë secili vend anëtar veç e veç, nga i cili do të lejohet një devijim deri në 2,5 për qind. Vlerësimi se sa ulje do të duhet të bëjë secili prej anëtarëve do të bazohet në intensitetin e konsumit të energjisë, BPV për kokë banori, potencialin për shfrytëzimin e burimve të rinovushme të energjisë dhe kapacitetin e kursimit të energjisë.

Parashikohet edhe një rritje graduale e synimeve vjetore për kursim të energjisë duke filluar nga viti i ardhshëm, ku barra kryesore e kursimit do të binte mbi sektorin publik, me përjashtim të transportit publik dhe forcave të armatosura, ndërsa shtesë, çdo vend anëtar do të duhet të rinovojë të paktën tre për qind të sipërfaqes së përgjithshme të objekteve në pronësi shtetërore, duke i shndërruar ato në më efikase energjetike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR