• e martë, 27 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kërmovi nga E Majta inicion seancë mbikëqyrëse për tragjedinë në Koçan

Kërmovi nga E Majta inicion seancë mbikëqyrëse për tragjedinë në Koçan

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Deputeti i partisë E Majta, Borisllav Kërmov në konferencën e sotme për media bëri të ditur se si deputet i njësisë së tretë zgjedhore ka iniciuar seancë mbikëqyrëse lidhur me tragjedinë në Koçan për të zbardhur të gjitha mangësitë.

"Në këto momente kur ende nuk ka kaluar tronditja nga katastrofa e paimagjinueshme që ndodhi në Koçan, ne si deputet dhe si Kuvend, veçanërisht deputetët nga NJZ 3, duhet të mbajmë edhe përgjegjësi morale. Për këtë shkak, sot unë si deputet i NJZ 3 e nis iniciativën për një Debat mbikëqyrës në Kuvend rreth fatkeqësisë që na ndodhi në Koçan. I ftojmë të gjithë partitë. Kjo iniciativë do t'u dorëzohet sot të gjitha palëve të tjera. Presim mbështetje", tha ai. 

Kërmov njoftoi se këtë debat planifikojnë ta mbajnë në Komisionin e përhershëm hetimor për liritë dhe të drejtat e qytetarëve me të cilën udhëheq Dimitar Apasievi.

"Por, jemi të hapur që të jetë në çdo komision tjetër që i përgjigjet qeverisë dhe pjesës tjetër të opozitës. Për këtë qëllim duhen minimalisht 15 nënshkrime dhe ne i japim gjashtë tonat. Hapim hapësirë të ketë edhe Komisioni hetimor, është një komision i përhershëm hetimor në të cilin mund të bëhet debati, por ka edhe një komision të përkohshëm hetimor. Në atë rast do t'i referohemi nenit 76, paragrafi 3 i Kushtetutës, për të cilën nevojiten njëzet nënshkrime dhe absolutisht, për neve nuk është e rëndësishme që ne të udhëheqim procesin, çështja është të fillojmë tani dhe menjëherë të marrim përgjigjet që na duhen", sqaroi Kërmovi. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR