• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kënaqësia e qytetarëve nga kancelari Sholc është në një nivel të ulët rekord

Kënaqësia e qytetarëve nga kancelari Sholc është në një nivel të ulët rekord

Berlin, 5 janar 2024 (MIA) - Popullariteti i kancelarit gjerman Olaf Sholc ka rënë në një nivel të ulët rekord, tregoi dje sondazhi i publikuar.

Në hulumtimin e mendimit publik ARD/Infratest, vetëm 19 për qind e të anketuarve ishin të kënaqur me kryeministrin socialdemokrat. Kjo është një pikë përqindje më e ulët se dhjetori dhe vlerësimi më i keq për kancelarin që nga viti 1997.

Ulje të popullaritetit shënon edh ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari Robert Habek nga Partia e të Gjelbërve,  i cili është në 24 për qind, me 6 pikë përqindje më pak se në dhjetor.

Ministri i Financave Kristian Lindner, anëtar i partnerit të tretë të koalicionit të FDP-së, është me 23 përqind, katër pikë përqindje më pak.

Lideri i partisë më të madhe opozitare – Demokristiane (CDU), Fridrih Merc ka rënë  me dy pikë përqindje në 30 për qind, duke e vendosur  pas ministrit të Mbrojtjes të PSD-së Boris Pistorius dhe ministres së Punëve të Jashtme Analena Berbok (Të gjelbërtit).

Gjithsej, vetëm 17 për qind e gjermanëve të anketuar janë të kënaqur me qeverinë, ndërsa 82 për qind janë të pakënaqur.

PSD-ja është e qëndueshme me 14 për qind, të Gjelbërtit humbën dy pikë dhe tani janë në 13 për qind dhe FDP është një pikë më  lartë në pesë për qind. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR