Junta ushtarake në Mali ka ndaluar raportim mediatik të aktiviteteve politike
- Junta në pushtet në Mali i ka ndaluar mediat të raportojnë për "aktivitetet e partive dhe shoqatave politike", një ditë pasi ndaloi të gjitha aktivitetet politike në vend.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:57, 12 prill, 2024
Bamako, 12 prill 2024 (MIA) - Junta në pushtet në Mali i ka ndaluar mediat të raportojnë për "aktivitetet e partive dhe shoqatave politike", një ditë pasi ndaloi të gjitha aktivitetet politike në vend.
Autoritetet e Malit mbrëmë vonë lëshuan një urdhër që ndalon raportimin në të gjitha mediat, televizione, radio, gazeta të shkruara dhe onlajn.
Në njoftim nuk specifikohet nëse gazetarët do të lejohen të raportojnë për tema të tilla si ekonomia, të cilat janë të lidhura ngushtë me politikën.
Foto: Arkivi i MIA-s